Shqipëria ndër më të lirat në Europë për të ngrënë jashtë/ Çmimet sa gjysma e mesatares së BE-së!

Shqipëria ndër më të lirat në Europë për të ngrënë jashtë/ Çmimet sa gjysma e mesatares së BE-së!

Aktualisht, Shqipëria vijon të ruajë një avantazh konkurrues për sa u përket çmimeve të një vakti të zakonshëm në restorant. Të dhënat zyrtare nga Eurostat për vitin 2024 tregojnë se Shqipëria është vendi i dytë më i lirë në Europë për çmimet në restorante dhe hotele, me kosto sa gjysma e mesatares europiane (52.3% e mesatares së BE-së). Ky indeks mat nivelin e çmimeve krahasuar me mesataren europiane, e cila është vendosur në 100%. Vetëm Maqedonia e Veriut, me një indeks prej 49.5, është më e lirë se Shqipëria në këtë kategori. Kjo do të thotë se ushqimi në restorante dhe akomodimi në Shqipëri kushtojnë gati 50% më pak se mesatarja e vendeve të BE-së. Shqipëria është më e lirë se vende të rajonit si...