Fansat prisnin një surprizë, por Cillian Murphy refuzon rolin e errët

Fansat prisnin një surprizë, por Cillian Murphy refuzon rolin e errët

Cillian Murphy i ka dhënë fund thashethemeve se donte të merrte rolin e Voldemortit. Aktori fitues i çmimit Oscar ishte i ftuar në episodin e ri të podkastit “Happy Sad Confused” të drejtuar nga Josh Horowitz, ku, ndër të tjera, u pyet për raportet se donte të mishëronte personazhin e keqbërësit famëkeq në adaptimin e ardhshëm televiziv të HBO-së , një rol që u luajt nga Ralph Fiennes në filma . Kur Horowitz e pyeti Murphy-n nëse ky thashethem kishte ndonjë bazë, Murphy u përgjigj: “Jo, nuk di asgjë për këtë. Dua të them, gjithashtu, është shumë e vështirë të ndjekësh diçka që ka bërë Ralph Fiennes. Ky njeri është një legjendë absolute e aktrimit. Pra, fat të mbarë kujtdo që do të marrë rolin.”...