Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot për grushti shteti

Ish-presidenti i Brazilit shpallet fajtor për komplot për grushti shteti

Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shpallur fajtor nga Gjykata Supreme për komplot për grusht shtet, me qëllim që të mbetej në pushtet pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022. Kjo nënkupton se me shumë gjasa Bolsonaro do të dënohet me një burgim të gjatë. Ky vendim erdhi pasi tre nga pesë gjyqtarët e Supremes kanë votuar për ta shpallur atë fajtor. Gjykatësja Carmen Lucia ishte vota e tretë, që mundësoi arritjen e shumicës nga pesë gjykatësit që e gjeti udhëheqësin e krahut të djathtë fajtor për komplot për grusht shtet, pasi ai humbi zgjedhjet ndaj Luiz Inacio Lula Da Silvas. Megjithatë, vendimi ndaj Bolsonaros, 70 vjeç, do të bëhet përfundimtar, vetëm atëherë kur edhe gjyqtari i pestë të japë mendimin e tij. Ish-kapiteni i...