“Mazniku e mbylli misionin me Nesti Angonin”, Belind Këlliçi: SPAK i amnistoi dosjen e rrugëve

“Mazniku e mbylli misionin me Nesti Angonin”, Belind Këlliçi: SPAK i amnistoi dosjen e rrugëve

Nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi, ka komentuar në studion e QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, kabinetin e ri qeveritar Rama 4. Sa i përket ministrave të mbetur jashtë, ku njëri prej tyre është Arbian Mazniku, Këlliçi tha se ai e ka mbaruar cilklin e tij si Nesti Angoni, duke drejtuar gishtin se Mazniku është denoncuesi sekret i Veliajt në SPAK. “Nesti Angoni alias Arbian Mazniku e ka mbyllur ciklin e tij. Kam dorëzuar një kallëzim tjetër. Denoncimet kanë nisur me rrugën “Xhon Belushi”, por SPAK si rrallë herë e ktheu në Prokurorinë e Tiranës për moskompetencë ku ai u pyet për 5 orë. Ka një tendencë për ta amnistuar Maznikun. Mazniku e mbylli misionin e tij si Nesti...