“Qeveria “Rama 4” është më shumë kabinet i Ballukut se i Ramës”, kështu deklaroi pedagogu dhe analisti Zylyftar Bregu ,i ftuar në një studio televizive.
Bregu tha se nëse sheh emrat në kabinet kupton që Belinda Balluku ka forcuar ndjeshëm pozitat e veta, jo vetëm duke u rikonfirmuar si numri dy i qeverisë, por edhe duke futur brenda kabinetit “njerëzit” e saj.
Pjesë nga biseda:
Bregu: Qeveria e sotme nuk kishte asnjë rurprizë.
Gazetari: Kishe kuriozitet?
Bregu: Normale, për shkak të karakterit që bën herë pas here Rama. Nuk i përmbushi priteshmëritë e audiencës. Është një qeverie e vazhdimësisë. Së pari se qeveria qeveriset nga zoti Rama. Së dyti se numri 2 është zonja Beldina Balluku e cila ka fuqizuar rolin e saj. Mendoj se në kabinet më shumë ministra ka zonja Balluku se zoti Rama. Supriza ishte vendosja në krye të Ministrisë së Brendëshme, kjo do na çojë në fuqizimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
Gazetari: Nëse do të jetë i njëjti?
Boregu: Kushdo qoftë, dhe ajo do të merret me zjarrfikësit. Supriza e dytë është “Diella” që është tamam nga ato truket e kryeministrit për tu marrë ne ca kohë me të.
“Kabineti është më shumë i Belindës se i Ramës”/ Qeveria 4, reagon pedagogu: Balluku ka forcuar pozitat e veta
