Qeveria “Rama 4”, Këlliçi: Asnjë surprizë, Rama u bë mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK

Qeveria “Rama 4” ishte tema e këtij fillim sezoni të Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
I ftuar në studio nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Belind Këlliçi, tha se nuk sheh as një surprizë në zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij Rama edhe këtë herë zgjodhi të bëhej mburojë e atyre që kanë probleme me SPAK.

Pjesë nga biseda:
Borakaj: Si tu duk kabineti i ri Rama sot?
Këlliçi: Nuk është se ka surprizë. Këtë sistem e mabn në këmbë një individ i vetëm, Edi Rama. Ikin apo vinë ministra, a ka ministra me IA, a ka ministra që kanë probleme me SPAK, këto janë çështje periferike, për sa kohë që personi që mban këtë ngreghinë në këmbë ëhstë Edi Rama. Sot nuk kemi parë ndonjë rifreskim të qeverisë sa i përket figurave, kemi parë përforcim të pushtetit të Belinda Ballukut, tregon se nivelet e korrupsionit do të jetë të pahasura deri më sot. Duke parë se çfarë ka ndodhur sot, ku sot përfundoi dhe kapitulli i fundit i Bashkisë së Tiranës, ku u shkarkua kryebashkiaku, i cili sipas burimeve informale kishte refuzuar dorëheqjen, pritej të dobësosheshin klanet e tjera brenda PS. Perosant që sot janë me dosje të rënda hetimore në SPAK, duke nisur nga kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, ku janë bërë publike përgjime të SKY ku flitet për lidhjet e Ballës me grupin e Elbasanit do të çonin në një logjikë normale që do të kishte mënjanim të Taulant Ballës. Duke rikthyer atë në grupin parlemantar duket se Rama ka vendosur të bëhet mburojë e tyre. Rama ka qenë prej vitesh në një one man show, është për të ardhur keq që edhe Ministri i ri i Drejtësisë, u shtang kur dëgjoi emrin. Është për të ardhur keq që sot askush nuk dinte çfarë do të ndodhte. Këtu nuk ka vlerësim, karriere, vlerësim performance.