Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Bletët ndryshojnë sjellje, shkencëtarët japin paralajmërimin
Shkencëtarët kanë dhënë një paralajmërim të fortë pas vëzhgimit të ndryshimeve dramatike në sjelljen e bletëve të mjaltit, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të temperaturave gjithnjë e më të larta globale. Studimet tregojnë se këto insekte po shpenzojnë shumë energji për t’u ftohur, duke rrahur krahët më fort dhe duke u strehuar në hije, çka i largon nga roli i tyre kryesor, pjalmimi i bimëve dhe riprodhimi. Krahas ndryshimeve klimatike, bletët po përballen edhe me faktorë të tjerë stresues si pesticidet, sëmundjet dhe shkatërrimi i habitateve, që i bëjnë ato më pak rezistente ndaj nxehtësisë. “Nëse trupi është i dobësuar dhe i ekspozuar ndaj kimikateve, rezistenca ndaj temperaturave të larta bie ndjeshëm”, ka shpjeguar ekspertja e shëndetit të pjalmuesve, Margarita López-Uribe. Humbja e...