Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Spiropali do ta zëvendësojë në Ministrinë e Jashtme, Igli Hasani uron kolegen dhe falënderon Ramën
Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pas largimit nga posti aktual dhe zëvendësimin e tij në këtë detyrë për katër vitet e ardhshme nga Elisa Spiropali. Në një reagim publik ai shprehet se në dy vite në krye të këtij dikasteri e ka kryer detyrën me “bindjen se rruga e vetme e qëndrueshme është forcimi i institucioneve dhe integriteti, dhe se diplomacia efikase i ka rrënjët në bashkëpunim, përmbajtje dhe besueshmëri”. Në fund ai falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin e këtij posti, si dhe i uron suksese Spiropalit në detyrën që do ta zëvendësojë. “Për një diplomat, është një nder i jashtëzakonshëm, por edhe një përgjegjësi e madhe të drejtojë Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Për dy vitet e fundit, pata...