Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nxënësi nga Kosova plagosi mësuesen, policia gjermane: Dyshime për arsye fetare
Një i ri nga Kosova, i dyshuar për plagosjen e një mësueseje me thikë javën e kaluar në një shkollë profesionale në Gjermani, mund të ketë pasur një motiv “fetar” për sulmin, tha një ministër lokal më 11 shtator. E përditshmja gjermane, Bild raportoi se i dyshuari 17-vjeçar më herët po ashtu kishte therur me thikë një të pastrehë në qytetin Esen, dhe kishte lënë një mesazh xhihadist në një video të incizuar me telefon. Herbert Reul, ministër i Brendshëm në landin Nordhajn Vestfalen, gjatë një mbledhjeje të Komitetit për punë të Brendshme të Parlamentit, tha se analizat fillestare të të dhënave digjitale tregojnë se “krimi ka qenë i motivuar nga aspekti fetar”. Prokurorët federalë të cilët merren me çështje të terrorizmit po e shqyrtojnë...