Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Tik Lapaj: Mandati ynë kundër establishmentit politik aktual, shihemi rrugëve të atdheut
Kreu i Nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka deklaruar se mandati i tyre politik do të jetë në opozitë të fortë ndaj klasës aktuale politike. Në një deklaratë publike pas zgjedhjeve të 11 majit, Lapaj tha se ndonëse morën mbi 64 mijë vota, sistemi ua mohoi përfaqësimin e merituar me 6-7 deputetë. Ai konfirmoi se Lëvizja do të përfaqësohet me një mandat në Kuvend, ndërsa pjesa tjetër e betejës do të vijojë në rrugë. “Politikisht, do të shihemi në rrugët e atdheut,” theksoi Lapaj. Lapaj: Të dashur qytetarë, të dashur mbështetës të Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’, që në zgjedhjet e 11 maj na dhatë mbi 64 mijë vota të vlefshme duke na renditur forcën e tretë politike në këto zgjedhje. Siç dhe e keni dëshmuar, për nga...