Sot pritej shumë nga dy kampet politike. Partia Socialiste shpalosi arritjet në qeverisjen e saj dhe lartësoi në piedestal ministrat kandidatë të SPAK por duke qenë se ka pushtet absolut kujt t’i binte !? I ra prap për mos ecjen me hapat e “Zeusit” po këtyre që levdoi më shumë. Belinda u mor nën sqetull, Elisa u bë ministre propogande në shtetet e huaja (se si lëpihet e lëvdon Skënderbeun ajo nuk e bën kush), e Arbjani u la mish për burg e shok i ardhshëm i netëve të gjata i Erionit. Shkodra dhe veriu patën fatin më të madh se jo kot thonë që e ardhmja është te inteligjenca artificiale. Ne kemi Diellen edhe pse përngjan me Elisen Zadrimore.
Në anën tjetër Partia Demokratike, që sot në kushtet që është i bie që gjysma e anëtarëve të saj është nga Shkodra shpërndan “ofiçe” për bashistët e thekur e asnjë shkodran. Me ken shkodran tana i ban thotë fjala e urtë. Rrin e s’ndihesh edhe pse ke mbështetë Ramën atëherë kur gjithë shqiptarët talleshin me të (flas për socialistët shkodranë) në vitet 2003-2005 e ai pak borxh sa për qokë dikujt ia ka këtu. Rrin urtë e s’ndihesh edhe kur demokratët shkodranë të mbajtën kryetar po ti preferon si përfaqësues verior Gjekmarkajn, i cili perbetohej se me ty nuk e lidh ma asgjë përderisa je nongrata.
Shkodranët tana i bajnë, do të vazhdojnë të paguajnë si berrat trarët e Ramës, do të rrinë në radhë me orë të tëra për 30 km rrugë e në dy kampet do i lepihen ma fort zotërve respektivë. /Nga Arben LUSHAJ, nënkryetar i PD Shkodër, ish- kandidat për deputet/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!
