Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Na dëmton shumë”/ Policia largon shitësit ambulant në rrugën e Arbrit, banorët reagojnë të lodhur nga situata
Me ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, janë larguar të gjithë tregtarët ambulant që shisnin prodhime bujqësore në rrugën e Arbrit. Nga Qafa e Buallit deri në hyrje të tunelit të Murrizit, nuk është lejuar asnjë tregtar ambulant të shesë prodhime anash rrugës. Prej tri ditësh ky aks monitorohet nga forcat e policisë të cilat nuk lejojnë rikthimin e shitësve. Por, për këta të fundit vendimi i dëmton shumë, pasi shisnin prodhimet e tyre stinore, sepse nuk kanë mundësi t’i nxjerrin në treg në Tiranë. Medi Musta nga fshati Shkallë i Xibrit, thotë se hapja e rrugës së Arbrit ju ka sjellë zhvillim, por pengimi i shitjes së prodhimeve në afërsi të kësaj rruge po i dëmton ekonomikisht. Sipas tij, shitja e prodhimit në Tiranë ka...