Jo vetëm për qeverisjen: cili është “vizioni” i Ramës për opozitën?

Bashkë me vizionin e ri qeverisës për katër vitet e ardhshme, me një nisje nga e para, Rama shpalosi dhe synimin për ta bërë dhe më të “papërdorshme” opozitën, pra më të panevojshme. Si? Duke ia marrë asaj njerëzit, ata që do shfaqin interes për të qenë në nivele të ndryshme qeverisëse, tashmë që po u shuan shpresat për të ardhur në pushtet. Provat e para janë dhënë me disa emërime në nivel lokal.
Për Ramën, ftesat për kapacitete demokrate në qeverisje duhet të kenë karakter patriotik.
“Nuk duhet të sillemi me këtë parti si në tavolinën e byrekut….gjë që ndodh shpesh për fat të keq në shumë territore dhe në shumë organizata, ku partia trajtohet si byrek, por duhet ta ndiejmë si një afrim dhe si një bashkim patriotik me sa më shumë njerëz të zakonshëm, qytetarë dhe profesionistë, demokratë apo çfarëdoqofshin. Kjo është pjesë kuptimplotë e asaj që thashë më parë, detyrimit strategjik të Partisë Socialiste për t’i garantuar sot vetes që qëndrueshmërinë e vet afatgjatë. Shqipëria është shumë e vogël për të pasur luksin e mosshfrytëzimit të burimeve të mira njerëzore.”
Thithja e elementëve demokratë do të bëhet në bazë, pranë nivel lokal. Këtë aksion politik Rama e përfshiu madje në performancën e kryebashkiakëve, të cilët do e kenë dhe kriter rikandidimi pas dy vitesh. /tesheshi.com/