Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Sabri Hamiti nderohet me Çmimin “Azem Shkreli”
Dje ishte një prej ditëve më të ngjeshura dhe më kuptimplota të Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë “Azem Shkreli” në Pejë. Qyteti u kthye në një hapësirë të gjallë të kujtesës, krijimtarisë dhe bashkëbisedimit poetik, ku fjala e shkruar u nderua në shumë forma dhe dimensione. Në Kompleksin e Mullirit të Haxhi Zekës, promovuan veprat e Azem Shkrelit. Anton Nikë Berisha, Nazmi Rrahmani dhe Sali Bashota sollën analiza të thelluara, duke e konsideruar Shkrelin si poet që i dha letërsisë shqipe një horizont të gjerë artistik e filozofik. Pasdite, në Qendrën Rinore Peja, u mbajt punëtoria e shkrimit kreativ. Të rinjtë, të etur për t’u ballafaquar me artin e fjalës, sollën krijimet e tyre dhe patën mundësi të diskutojnë mbi mënyrat e të shkruarit. Ngjarja qendrore...