Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot kabinetin e ri qeveritar gjatë Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku bëri të ditur se Evis Salaj do të jetë Ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në fjalën e tij, Rama e prezantoi Salajn si një figurë të spikatur në fushën akademike dhe mjekësore:
“Shëndetësinë do ta drejtojë një studente e shkëlqyer e mjekësisë, që ka spikatur si mjeke dhe akademike, me përvojë ndërkombëtare. Ka mbajtur postin e profesores në Nju Jork, ka mbrojtur doktoraturën dhe ka mbi 300 publikime shkencore. Ka qenë pjesë e shoqatave të njohura evropiane dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze. Duke pranuar ftesën time, profesore Evis Salaj lë Italinë për t’iu bashkuar qeverisë shqiptare.”
Kryemnistri konfirmoi se Delina Ibrahimaj do të marrë postin e Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke vijuar prezantimin e qeverisë për mandatin e katërt radhazi të Partisë Socialiste në pushtet.
/vizionplus.tv
