Izraeli urdhëron shkretimin e Gazës, Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

Izraeli urdhëron shkretimin e Gazës, Netanjahu ultimatum Katarit: Dëboni Hamasin, ose e bëjmë ne

Pavarësisht gjuhës ndëshkuese nga bota dhe paralajmërimeve nga Katari, Izraeli nuk ndalet. Kryeministri Benjamin Netanjahu e krahason 7 tetorin kur sulmoi Hamasi me 11 shtatorin, ditën atentatit terrorist të Al Kaedës në zemër të Shteteve të Bashkuara, ndërsa shton se ashtu si Uashingtoni që luftoi për sigurinë e tij, edhe Tel Avivi po bën të njëjtën gjë. “Në po u shkojmë pas terroristëve që kryen masakrën e 7 tetorit. Ne sulmuam në Katar, pasi është një shtet i cili u mundëson atyre: qëndrim të sigurtë, strehon terroristët, financon Hamasin, u jep shefave të terrorit vila luksoze, pra u jep gjithçka atyre. I them Katarit dhe të gjitha shteteve që strehojnë terroristët: dëbojini ata, ose nxirrini para drejtësisë. Pasi nëse nuk e bëni ju, ne do...