Faik Konica: As bukë, as brekë s’ju lanë, ju punoni, ata hanë!

Faik Konica

Poezi nga Faik Konica

O të humbur shqipëtarë,Seç qenkeni për të qarë!

Për të qar’ e për të sharë,Për të shar’ e për të vrarë!

Armiqtë mbë dhé ju hodhnë,Dhe ju shtypnë sa u lodhnë!

Sa u lodhn’ e sa ju ngopnëJu gdhendnë edhe ju rropnë.

As bukë, as brekë s’ju lanë,Ju punoni, ata hanë!

Nuk ju lan’ as pakë nderëQ’e kini pasur përherë.

As nder, as turp, as gjak s’kiniUnjni kryet dhe po rrini.

I duroni vet armiqtë;Prisni vdekjen apo vdiqtë?

Shërbëtorë t’Anadollit,Kleçk e lodra të Stambollit.

Në mos u shove fare,Ndizu, zemra shqipëtare!

O shqipëtarë barkzbrazur,Fustançjerr’ e këmbëzbathur

Zemërohuni një herë,Mprehni kordhët për të prerë,

Mprehni kordh’ e mprehni pallëTë ju ndritin yj mi ballë,

Ti frikësoni zuzarëtÇ’i shuan shqipëtarët,

E në vend tuaj të rroniSi të doni e si të thoni!

ObserverKult

Lexo edhe:

FAIK KONICA: MARTESA E SKËNDERBEUT

JA ÇKA THOSHTE FAIK KONICA PËR FLAMURIN KOMBËTAR

KUR FAIK KONICA SHKRUANTE PËR POEZINË E EQREM ÇABEJT

Lexo edhe:

FAIK KONICA: NATA PO AFROHET…

Nata po afrohet. Drita e ditës tretet dalë nga dalë: e mbi tjegullat e shtëpive, mbi rrasat e gurëve, mbi fletët e pemëve, përmbi trupat e epta të çupave që shkojnë, një ngjyrë manushaqe – një ngjyrë gushëpëllumbi, si thonë në ca male tona – shtrihet e i mpshtjell.

Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bëhen të dendura, me të zeza. Njëri pas tjetrit, yjtë çpojnë qiellin, e pikojnë dritë. Nata u afrua. Nata erdhi.

E kur afrohet nata, kur vjen nata, më pëlqen të vete të rri anës liqenit. S’është si liqeni i Ohrit me ujra të kulluara si të një rrëkeje, si liqeni i Janinës që shkëlqen si një fushë e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrës, det i vogël i rrahur tej e këtej nga lundra të metshme sa Shkodra e në anë të cilit gjallojnë malsorë të rreptë.

Tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *