Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Rama: Kur superprokurori i SPAK del nga roli i garantit të barazisë së ligjit…
Asambleja Socialiste po zhvillon punimet në Pallatin e Kongreseve. Rreth 350 anëtarë të mbledhur, po dëgjojnë fjalimin e kryesocialistit Edi Rama. Në përfundim të tij, kryeministri do të shpallë edhe emrat për qeverinë e re. Fjalimin e tij e nisi me Tiranën, e cila prej 7 muajsh kryetarin Erion Veliaj e ka në qeli. Duhet të adresojmë emergjencën e krijuar me drejtimin e Tiranës, tha Rama, ndërsa shprehu edhe njëherë mbështetjen për drejtësinë. Rama tha se drejtësia po cakton në pazar fatin e të hetuarve, por asesi nuk do nxjerrin artilerinë tonë kundër SPAK. Jemi mbledhur në këtë takim te parë të 4-vjeçarit tonë më sfidues për të çelur kapitullin e mandatit tonë të katërt i cili nis zyrtarisht pas pak ditësh me betimin e kuvendit...