Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës, Ragip Gila do të vazhdojë të qendrojë në burg
Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës, Ragip Gila, i cili dyshohet se vrau brenda një lokali mëngjesin e 8 Shtatorit dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Togat e zeza kanë caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij. 28-vjeçari Ragip Gila mësohet se nuk ka dhënë asnjë deklaratë gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër. Prokuroria ka kërkuar “arrest me burg”, ndërsa avokati mbrojtës ishte caktuar kryesisht nga gjykata pasi i dyshuari nuk kishte përfaqësues ligjor. Avokati ia la në dorë gjykatës vleftësimin për masën e sigurisë, ndërsa gjyqtarja Ermira Dedja vendosi masën “arrest me burg”. Sipas hetimeve paraprake, Gila akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja alias Lushi, si dhe...