Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së: Kritikë të fortë për gjyqtarët dhe drejtësinë

Rama në Asamblenë Kombëtare të PS-së: Kritikë të fortë për gjyqtarët dhe drejtësinë

Në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u ndal në çështjet e drejtësisë, duke folur me kritika ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij, “mbajnë në radhët e veta sy të ngushtë dhe mungesë integriteti”. “Nuk e kemi bërë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë avokatin e kujtdo që hetohet apo ndalohet nga drejtësia, qoftë kjo e drejtë apo jo. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë me Reformën në Drejtësi dhe me tërheqjen historike të pushtetit të shumicës nga fusha e pushtetit gjyqësor.”-tha Rama. Më tej Rama vijoi: “Një pushtet gjyqësor që i qeveris vetë punët e veta, jashtë vullnetit të partive, është një ndryshim epokal në historinë e këtij vendi. Kush flet për...