Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk, bëhet njeriu më i pasur në botë falë Trump

Larry Ellison rrëzon nga froni Elon Musk, bëhet njeriu më i pasur në botë falë Trump

Larry Ellison ka zënë vendin e parë në listën e miliarderëve më të pasur të botës, duke i dhënë fund dominimit njëvjeçar të Elon Musk. Pas publikimit të rezultateve tremujore të kompanisë së tij Oracle, pasuria e Ellison u rrit me plot 100 miliardë dollarë brenda një dite, duke arritur në 393 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg Billionaires Index, kjo është rritja më e madhe ditore e pasurisë së regjistruar ndonjëherë. Në këtë mënyrë, Ellison la pas Musk, i cili aktualisht ka një pasuri prej 385 miliardë dollarësh. Rritja e aksioneve të Oracle Ellison, 81 vjeç, është bashkëthemelues dhe aktualisht president i Oracle. Shumica e pasurisë së tij lidhet me kompaninë e bazave të të dhënave. Aksionet e Oracle janë rritur ndjeshëm gjatë vitit, dhe vetëm këtë...