Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dje dha dorëheqjen, Ermal Dredha: Kam lindur socialist dhe do mbetem socialist
Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, i cili dha dorëheqjen ditën e djeshme, dha një prononcim për mediat pak para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste. “Dashuria për Vlorën mbetet e para. Jam djalë Vlorë, kam lindur aty. Dashuria është e pashtershme, nuk ka për të mbaruar kurrë. Unë do të vazhdoj të kontribuoj dhe të shërbej për Vlorën time, kudo që të jem i angazhuar në vijim. Jam i sigurt që do të ketë një ekip shumë të mirë që do ta çojë Vlorën përpara dhe do të bëjë maksimumin për qytetin sepse Vlora ka një ritëm të tillë që kërkon angazhim maksimal nga të gjithë. Unë do e mbështes sa të mundem”, tha fillimisht Dredha, shkruan A2. Kur u pyet nëse pret post ministror...