Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Letra e Lasgush Poradecit për Kristo Konon: Kam qenë i sëmurë… mbeta në shtëpi…
Një letër e mrekullueshme që Lasgush Poradeci i dërgon kompozitorit Kristo Kono në vitin 1948, pasi ky i fundit kishte kompozuar për poezitë e tij. Poeti është befasues për njohuritë e thella dhe të gjera në fushën e muzikës. Letra e çmuar, që duhet të jetë pjesë e letërkëmbimeve më të çmuara mes personaliteteve të kulturës dhe artit shqiptar të të gjitha kohërave, fillimisht është publikuar nga Maria, e bija e Lasgushit! Mjeshtrit Kristo Kono, Korçë Tiranë, 18 Shkurt 1948. I dashur Kono, Mezi sot kam kënaqësinë të të përgjigjem në letrën tënde të dashur të 11 janarit. Të falem nderit për dhuratën e çmuar të kompozimit që i ke bërë këngës s’ime “E mora shoqezën përkrah”. Kam qënë i sëmurë në shtëpi nga një...