Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën një person në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 5 të Durrësit. A2 CNN raporton se një burrë ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike dhe në kushtet e lagështirës.
Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërkohë që policia konfirmon se ai humbi jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike. Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Jashtë kamerave, banorët e lagjes pohojnë për A2 CNN, se shtylla ka qenë e dëmtuar prej kohësh, dhe se askush nuk ka marrë asnjë masë për rrezikun që i kanosej qytetarëve.
Ndërsa lagështira e sotme dhe kontakti që ka patur viktima me energjinë elektrike në shtyllë, ka bërë që personi në fjalë të humbasë jetën menjëherë.
Kujtojmë se pak ditë më parë në Lezhë një 16-vjeçare humbi jetën pasi ra në kontakt me kabllo elektrike të zhveshura.