Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“S’ka kujdes nga shteti për të mbjellat”/ Pesticidet, fermerët fajësojnë qeverinë: Askush nuk interesohet
Për frutat dhe perimet me sasi të lartë të pesticideve faji është i shtetit. Fermerë por edhe specialistë të Bujqësisë në Lushnje tregojne se shteti mungon në kontrollin e pesticideve që ata përdorin, ku asnjë punonjës i bujqësisë nuk është i pranishëm të fermerët. Fermerët dhe specialiste te Bujqësisë në Lushnje fajësojnë shtetin për frutat dhe perimet me nivel te lartë të pesticideve. Fermeri Nikollë Mihali nga fshati Shakuj në njësinë administrative Kolonjë bashkia Lushnje kërkon që të ketë kontrolle periodike nga punonjës të shtetit, pasi në kaq vite nuk parë asnjë punonjës nga drejtoria e bujqësisë që të vijë dhe të interesohet për mbjelljet që kanë bërë femerët. Ai shprehet se kur goditet nje fermer, goditen te gjithë. Ndërsa specialisti i bujqësisë Ardit Bali,...