“Do ju hapim barkun me plumba”, arrestohen dy persona në Shkodër, kërcënuan “Shqiponjat” në postbllok

“Do ju hapim barkun me plumba”, arrestohen dy persona në Shkodër, kërcënuan “Shqiponjat” në postbllok

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një postoblloku në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe armë efektivët e forcave “Shqiponja” të policisë. Mësohet se gjatë një patrullimi në hyrje të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave “Shqiponja” dhe i kanë drejtuar kërcënime të rënda me fjalët “Do t’ju hapim barkun me plumba”. Më pas jane larguar me shpejtësi. Efektivët kanë reaguar menjëherë duke vënë në ndjekje dy personat, të cilët u ndaluan nga policia vendore e Shkodrës. Të dy janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht, dyshohet se njëri prej tyre është efektiv i FNSH- së, jashtë sherbimit në momentin e përplasjes. Arsyet e këtij kërcënimi mbeten të paqarta, ndërsa uniformat blu po...