Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

Rrëzimi i dronëve, Rusia këmbëngul se nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

Moska më në fund është deklaruar mbi inkursionet e shumta në Poloni nga dronë rusë. “Objektivat e sulmit janë arritur. Të gjitha objektivat e përcaktuara u goditën”, thotë ministria e Mbrojtjes e Rusisë. “Rrezja maksimale e fluturimit të dronëve rusë të përdorur në sulm, të cilët dyshohet se kaluan kufirin me Poloninë, nuk i kalon 700 km. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të zhvillojmë konsultime me Ministrinë e Mbrojtjes së Polonisë për këtë çështje”, theksuan nga ministria ruse e Mbrojtjes. Referenca për dronë që kanë një rreze veprimi prej 700 km duket se përfaqëson një mohim të mëtejshëm të përgjegjësisë ruse. Ndërkohë, Kremlini ka refuzuar të komentojë mbi këtë çështje, duke thënë se ishte një çështje për zyrtarët e mbrojtjes.