“Do t’ju hapim barkun me plumba”, kërcënohen në Shkodër efektivët e forcave “Shqiponja”

“Do t’ju hapim barkun me plumba”, kërcënohen në Shkodër efektivët e forcave “Shqiponja”

Forcat Shqiponja të policisë së Shkodrës janë kërcënuar nga dy persona. Teksa ndodheshin në një postobllok në hyrje të qytetit të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave Shqiponja duke i kërcënuar me fjalët “do t’ju hapim barkun me plumba” dhe më pas janë larguar. Menjëherë efektivët janë vënë në ndjekie te tyre duke arritur që t’i ndalojnë. Dy personat janë shoqëruar në policinë vendore te Shkodrës. Njeri prej të shoqëruarve është efektiv policie në radhët e Forcave Kombëtare të Sigurisë (FNSH). Në momentin e kërcënimit nuk ka qenë në shërbim policor. Janë të paqarta arsyet e këtij kërcënimi për efektivët e policisë. Uniformat blu janë duke marrë në pyetje dy të shoqëruarit për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të...