Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Rrezik në rrugët e Fierit/ Dy të moshuar përplasen në vijat e bardha (Detaje)
Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha. Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha. Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.