Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbuloni grup profesionet që paguhen më shumë, ja paga mujore
Paga mesatare në vend arriti në gati 84 mijë lekë në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ajo është rritur me 1 mijë 696 lekë krahasuar me tremujorin e parë dhe me 8 mijë e 792 lekë me një vit më parë. Kontributin kryesor në këtë rritje rezulton ta ketë dhënë administrata publike. Rritja më e madhe e pagës, ishte në profesionin e Forcave të armatosura dhe Specialistë me arsim të lartë, me një rritje përkatësisht prej 23.2 për qind dhe 13.6 për qind. “Ajo që po ndodh është kjo: Nga njëra anë ne kemi qeverinë që bën shumë zhurmë për rritjen e pagave dhe pjesën më të madhe të shoqërisë që ndjen pak efekte. Rritja e pagës...