Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lirohet nga detyra drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin/ Ja kush e zëvendëson
Këshilli i Ministrave ka miratuar ndryshime në përbërjen drejtuese të disa institucioneve shtetërore. Me vendim të qeverisë, Kastriot Gurra është liruar nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin. Në vend të tij, është emëruar Ermal Shena, i cili do të marrë drejtimin e këtij institucioni. Ky ndryshim vjen si pjesë e një riorganizimi të brendshëm të administratës publike.