Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, të arrestuar në shkurt të këtij viti.
Veliaj do të përballet në gjykatë për 5 akuza të prokurorisë. Gazetari Ermal Vija në një intervistë televizive, foli për akuzat që rëndojnë ndaj Erion Veliajt. Gjatë intervistës, gazetari Vija sqaroi se katër akuzat e mëparshme ishin të njohura dhe e reja sipas tij ishte akuza e “shpërdorimit të detyrës”.
“Me katër akuzat e mëparshme ishim njohur. Sot u njohëm dhe me atë të shpërdorimit të detyrës. Për herë të parë Prokuroria e Posacme bën me dije se shtohet edhe një akuzë tjetër. Ka dyshime sipas prokurorisë, që Veliaj të ketë miratuar një leje ndërtimi për një banim shumëkatësh në një sipërfaqe toke që rezulton edhe në pronësi të Ajola Xoxës.
Në rastin konkret prokuroria e posaçme thotë se Veliaj në cilësinë e kryetarit të bashkisë është në konflikt interesi dhe nuk mundet. Prokuroria është ndalur vetëm te konflikti i interesit dhe leja është dhënë në shkelje. Veliaj nuk duhet të vijonte miratimin e kësaj leje, por le të themi duhet të ngrihej një komision tjetër i Posaçëm. SPAK thotë që ka konflikt interesi”, tha ai.
“Veliajt iu shtua akuza, “shpërdorimi i detyrës”/ Gazetari sjell detaje: Dyshime për leje ndërtimi në emër të Xoxës
