Brenda pak ditësh, 3 aksidente në vijat e bardha – shtohet rreziku për këmbësorët në Fier

Një tjetër aksident u regjistrua mbrëmjen e sotme në Fier, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, ku një automjet përplasi dy të moshuar teksa po kalonin në vijat e bardha. Të lënduarit u transportuan me urgjencë drejt spitalit të Fierit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

Ky është aksidenti i tretë brenda pak ditësh që ndodh në vijat e bardha në qytet, duke rritur ndjeshëm shqetësimin për sigurinë e këmbësorëve. Qytetarët kërkojnë më shumë respektim të rregullave të qarkullimit, si edhe masa më të rrepta nga policia rrugore ndaj drejtuesve të mjeteve që shkelin ligjin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

Sipas ekspertëve, mosndalimi i automjeteve në vijat e bardha mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve urbane. Ata apelojnë për më shumë ndërgjegjësim nga shoferët, si edhe zhvillimin e fushatave sensibilizuese që theksojnë respektimin e të drejtës së këmbësorëve për të kaluar të sigurt.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”