I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg, i riu arrestohet në Kakavijë (VIDEO)

I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg, i riu arrestohet në Kakavijë (VIDEO)

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë. Në sajë të kontrolleve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë i mundur kapja e shtetasit Erjon Pere, i njohur edhe me emrin Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Vendimi penal ndaj tij është dhënë më 15 korrik 2024. Aktualisht, Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e Pere drejt Italisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga...