Trazirat e përgjakshme në Nepal, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme

Trazirat e përgjakshme në Nepal, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë bëhet kryeministre e përkohshme

Nepali po përballet me një krizë të thellë politike dhe shoqërore, pas dorëheqjes së kryeministrit K.P. Sharma Oli, e detyruar nga protestat masive të të rinjve të njohur si “GenZ”. Në një zhvillim të papritur, Sushila Karki, ish-kryetare e Gjykatës së Lartë dhe e vetmja grua që ka mbajtur këtë post në historinë e vendit, ka pranuar të marrë drejtimin e qeverisë tranzitore, pas një kërkese të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e protestuesve. Në një intervistë publike, 73-vjeçarja u shpreh se vendi ka nevojë për unitet dhe maturi, ndërsa theksoi se është e gatshme të japë kontributin e saj për të nxjerrë Nepalin nga kriza: “Të gjitha palët duhet të bashkohen për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme. Kjo nuk është kohë për përçarje”, tha Karki....