Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
BIRN: SHBA kërkon zgjedhje transparente të drejtuesit të ri të SPAK
E Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, tha se SPAK është kthyer në një partner kyç të SHBA-së dhe institucioneve ndërkombëtare, ndërsa kërkoi integritet në përzgjedhjen e pasuesit e të Dumanit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë rikonfirmoi të mërkurën mbështetjen për SPAK, duke vlerësuar arritjet e institucionit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa theksoi se procesi i zgjedhjes së drejtuesit të ri të institucionit duhet të jetë i paanshëm dhe transparent. Në fjalimin e saj gjatë konferencës së OSBE-së mbi “Lidhjen midis trafikimit të drogave të paligjshme dhe krimeve të dhunshme”, e Ngarkuara me Punë në Ambasadën Amerikane, Nancy VanHorn, vlerësoi kreun aktual të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, dhe tha se SPAK është kthyer në një partner...