Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Ministri britanik: Po shqyrtojmë forcimin e mbrojtjes ajrore të Polonisë
Forcat e armatosura britanike do të shqyrtojnë mundësitë për të forcuar mbrojtjen ajrore të NATO-s në Poloni, tha të mërkurën Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Haley, pasi Polonia rrëzoi dronë në hapësirën e saj ajrore gjatë një sulmi ajror rus në Ukrainë. “Si aleatët tuaj në NATO, ne do t’ju mbështesim ju, miqtë tanë polakë. Si aleatët tuaj në NATO, ne do të ndihmojmë në sigurimin e sigurisë së popullit tuaj”, tha Haley në një konferencë për shtyp pas takimit me përfaqësues nga Franca, Gjermania, Italia, Polonia dhe Ukraina. “Pas diskutimeve tona sot, u kam kërkuar Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar të shqyrtojnë mundësitë për forcimin e mbrojtjes ajrore të NATO-s mbi Poloninë”, theksoi ai.