SPAK dorëzon dosjen e Veliajt te GJKKO/ Zbardhen emrat e biznesmenëve të akuzuar, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

SPAK dorëzon dosjen e Veliajt te GJKKO/ Zbardhen emrat e biznesmenëve të akuzuar, merret e pandehur edhe Klotilda Bushka

Pesë bisnesmenë të përfshirë në dosjen e Eron Veliajt janë dërguar për gjykim nga SPAK-u në GJKKO, pas përfundimit të hetimeve. SPAK ka renditur akuzat që rëndojnë ndaj tyre, për korrupsion apo fshehje të pasurisë. Gentian Sula, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare, “Agi Kons” shpk; Fatmir Bektashi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, në emër të shoqërisë tregtare “Kontakt” shpk; Meriman Palushi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave i...