Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Dorëzohet drejtoria e shkollës “Adem Sheme”: Nuk do të ketë klasa me 38 nxënës
Pas protestës tre-ditore të prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë, drejtoria është tërhequr nga vendimi fillestar për të bashkuar dy klasat e 8-ta në një të vetme me 38 nxënës. Pas takimeve dhe diskutimeve të zhvilluara sot, është vendosur që të krijohen tre klasa me nga 32 nxënës secila, duke shmangur kështu situatën e papranueshme të një klase të mbingarkuar. Megjithatë, një tjetër shqetësim ka lindur mes qytetarëve: heshtja e opozitës lokale. Pavarësisht protestave të prindërve dhe nxënësve, opozita në Sarandë nuk reagoi, sikur në qytet të mos kishte ndodhur asgjë. Ky qëndrim, sipas shumë prindërve dhe qytetarëve, forcon bindjen se opozita në Sarandë është kthyer në shërbëtore të pushtetit, duke votuar në Këshillin Bashkiak çdo propozim...