Rusia ka reaguar për herë të parë pas incidentit të paprecedentë që ndodhi në kufirin lindor të NATO-s. Mbi 10 dronë rusë hynë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi në Ukrainën Perëndimore.
Reagimi i parë zyrtar erdhi nëpërmjet zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai deklaroi se “ky çështje nuk bën pjesë në kompetencat tona”, duke nënkuptuar se Rusia nuk e sheh veten të përfshirë në këtë incident.
I pyetur për komentet e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, të cilat e cilësuan ngjarjen si një “provokim”, Peskov u përgjigj se “udhëheqësja e BE-së dhe NATO-s akuzojnë Rusinë për provokime çdo ditë, zakonisht pa ndonjë provë të qartë”.
I ngarkuari me punë i Rusisë në Poloni, Andrei Ordash, tha gjithashtu se autoritetet polake nuk kanë paraqitur asnjë provë që vërteton se dronët ishin me origjinë ruse.
“Ne besojmë se pretendimet janë të pabaza. Nuk ka pasur prova se këto dronë janë me origjinë ruse”, tha Andrey Ordash për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.
Polonia, një vend anëtar i NATO-s, u përball me një numër të paprecedentë dronësh rusë përgjatë natës dhe mëngjesit të kësaj të mërkure. Vendi njoftoi se i kishte rrëzuar të gjithë dronët ndërsa e ka quajtur veprimin një akt agresioni.
Ushtria bëri të ditur se dronët shkelën në mënyrë të përsëritur hapësirën ajrore polake pasi Rusia kishte nisur një valë sulmesh ajrore në Ukrainë, përfshirë edhe afër kufirit me Poloninë.
Përgjatë ndërveprimit ushtarak ajror ku u përfshinë avionë të NATO-s dhe holandezë, Polonia mbylli katër aeroporte, përfshirë aeroportin kryesorin e vendit në Varshavë.
Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk thirri mbledhje urgjente me strukturat e sigurisë së vendit, informoi NATO-n dhe mbajti një fjalim informues mbi situatën.
Shkelja e parë e hapësirës ajrore ndodhi rreth orës 23:30 të martën, dhe e fundit u raportua në orën 06:30 të mëngjesit të sotëm. Kjo të jep një ide për shkallën e këtij operacioni. Raportet paraprake tregojnë se ka pasur 19 shkelje të hapsirës ajrore me një numër të konsideruar dronësh që kanë kaluar në Poloni nga Bjelloruasia”, tha ai.
Tusk bëri të ditur gjithashtu se është aktivizuar neni katër i Aleancës i cili parashikon një konsultim të liderëve të NATO-s për t’iu përgjigjur agresionit pas kërcënimit të integritetit territorial të vendit./vizionplus.tv

Leave a Reply