Filmi me metrazh të shkurtër, edicioni i 12-të i festivalit, konkurojnë 81 filma nga 41 shtete

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit me Metrazh të Shkurtër ka çelur siparin në Korçë, duke bërë bashkë artistë të kinematografisë nga gjithë bota.
Interesant është fakti  se numri i filmave shqiptarë pjesëmarrës po rritet nga viti në vit ndërsa cilësia vjen duke u rritur.
“Ky është edicioni i 12-të i Korça Short Film Festival. Këtë vit janë përzgjedhur 81 filma në total, nga 41 shtete të ndryshme. Janë 6 kompeticione. Cilësia është gjithmonë në rritje, nuk kemi numrat që dëshirojmë çdo vit ka 5-6 filma të ndryshëm. Qendra e kinematografisë ka mbështetur disa prej tyre këtë vit kemi më tepër nga shqiptarët e Shqipërisë”, tha drejtori i festivalit, Gledis Bica.

Pjesë e jurisë u bë regjisori i njohur turk, njëkohësisht Koordinator i Festivalit me të madh të filmit me Metrazh të Shkurtër në Turqi ndërsa një tjetër regjisor austriak tregon vlerëson mikpritjen që u është bërë artistëve të huaj në Shqipëri
“Është hera ime e tretë në Shqipëri dhe hera e parë në Korçë. Kemi diskutuar bashkëpunimet e mundshme me drejtuesit e këtij festivali pasi unë jam koordinatori i Festivalit me të madh të filmit në Izmir të Turqisë. Është e rëndësishme të krijojmë ura bashkëpunimi dhe mundësi për qytetin e Korçës dhe për artistët për t’u promovuar”, tha Umut Can Turkmen.
“Vij nga Austria si krijues i një filmi eksperimental. Është hera ime e parë në këtë festival. E shfrytëzuam kohën dhe pamë Shqipërinë, një mikpritje e pazakontë. Filmi im flet për fasadat e njerëzve, për dukjen që është e rëndësishme sot në botën moderne dhe si ndikon ajo në botën shpirterore të njerëzve”, tha Eyup Kus.
Festivali Ndërkombëtar i Filmit me Metrazh të Shkurtër do të shfaqet për 8 ditë në Korçë në kinema” Majestic “, kinemaja e vetme në juglindje që qëndron e mbyllur prej vitit 2018./vizionplus.tv