Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha “pranon gabimet” në Kryesi: Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë
“Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025”. Kështu e nisi fjalën e tij para kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, sipas të cilit Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike. “PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike”. Për Berishën ky është një shqetësim edhe për...