Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bllokimi i 8 ton domate me pesticide, identifikohen inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin
Personat në foto, Griselda Doksani dhe Ronaldo Lika, janë dy inspektorët e AKU-së që lejuan eksportimin e rreth 8 ton domate me pesticide nga Shqipëria drejt Kroacisë. Ronaldo Lika, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Griselda Dokasani, 25 vjeçe, banuese në Berat, u arrestuan nga policia me urdhër të Prokurorisë së Beratit. Nga hetimet ka rezultuar se pasi kanë kryer kontrolle në subjektin që tregtonte perimet, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre. Po ashtu, sipas policisë, inspektorët kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga administratori, duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati....