Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
I kishin faturuar 420 mijë lekë në 1 muaj, OSHEE tërhiqet dhe pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
I kishin faturuar 420 mijë lekë për 1 muaj, OSHEE pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web Përshëndetje Saranda Web, Në lidhje me postimin tuaj të datës 20.03.2025 mbi mbi-faturimin e OSHE Sarandë në fshatin Livadhja, dua t’ju falënderoj që jeni gjithmonë pranë problemeve të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përfaqësuesin e Avokatit të Popullit në Sarandë, i cili që nga data 03.07.2024 është përpjekur për zgjidhjen e problemit tim dhe vazhdon ende deri në lidhjen e energjisë elektrike. OSHE Livadhja më ka hequr të drejtën ligjore të furnizimit me energji elektrike, edhe pse jam invalid me 88%. Për mua energjia është jetike, pasi më nevojitet për ruajtjen e një sasie ilaçesh të ndryshme....