Topkapi- pallati i ëndrrave dhe lotëve i Perandorisë Osmane

Topkapi- pallati i ëndrrave dhe lotëve i Perandorisë Osmane

Pallati i Topkapit, pranë ngushticës së Bosforit, është dëshmi e lavdive më të mëdha por edhe tragjedive po të tilla, në historinë e Perandorisë Osmane. Aktualisht ai është një muze, por më pak se 100 vjet më parë, ishte rezidenca e një sulltani, haremit, dhe shumë prej shoqëruesve të tij. Pallati u ndërtua në Stamboll gjatë viteve 1466-1478, nga sulltan Mehmeti II. Pas pushtimit të qytetit në vitin 1453, ai kishte nevojë për një vend të ri për të jetuar dhe sunduar perandorinë. Topkapi u ngrit në krye të rrënojave të lashta të lëna nga perandorët bizantinë. Dhe kjo, pasi osmanët donin të shiheshin si një vazhdimësi e lavdisë së pushtetit të lashtë, dhe jo si krijues të një pushteti të ri. Në fund të...