Sinjalizimi i shkeljeve ligjore brenda institucioneve apo subjekteve private që bëhet nga një njësi specifike që përcaktohet nga një ligj i vitit 2016 pritet të rregullohet me një kuadër të ri që po konsultohet me grupet e interesit. Drafti i ri “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve” parashikon së pari shtrirjen e kësaj njësie në ndërmarrje më të vogla duke përfshirë kështu më shumë subjekte private dhe publike. Aktualisht këtë detyrim për ngritjen e kësaj njësie që raporton pranë Inspektoratit të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) e kanë institucionet me mbi 80 punonjës ndërsa sipas draftit të ri do ta kenë atom bi 50 punonjës.Po kështu projektligji i ri parashikon ngritjen e re mekanizmave të sinjalizimit:Sinjalizimi i brendshëm, i kryer përmes njësive përgjegjëse të ngritura në autoritetet publike ose subjektet private, brenda mjedisit të punës ku individi ka aktualisht një marrëdhënie pune;Sinjalizimi i jashtëm, i realizuar përmes autoritetit kompetent – ILDKPKI, jashtë strukturës së autoritetit publik ose subjektit privat ku është konstatuar shkelja;Sinjalizimi publik, që konsiston në bërjen publike të informacionit mbi një shkelje të mundshme të kuadrit ligjor nga sinjalizuesi.Sipas relacionit që shoqëron draftin gjithashtu parashikohet zgjerim i fushave të veprimit s ai takon shkeljeve që raportohen.“Një nga risitë e projektaktit është zgjerimi i objektit të sinjalizimit dhe fushëzbatimit të tij, ku përfshirja e çdo shkelje të mundshme të kuadrit ligjor shkon përtej objektit të ligjit aktual në fuqi. Fusha e zbatimit të këtij projektligji përfshin jo vetëm veprime të kundërligjshme që përbëjnë shkelje të dispozitave të legjislacionit në fuqi në Republikën e Shqipërisë, por edhe të normave të nxjerra nga organizata ndërkombëtare, në rastet kur, nëpërmjet një marrëveshjeje të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, parashikohet shprehimisht zbatimi i drejtpërdrejtë i këtyre normave në fushat e mëposhtme:a) përdorimi i fondeve të buxhetit të shtetit, Bashkimit Evropian apo organizatave ndërkombëtare;b) prokurimi publik;c) shërbimet financiare, produktet dhe tregjet financiare, parandalimi i pastrimit të parave dhe financimi i terrorizmit;ç) siguria dhe përputhshmëria e produkteve;d)siguria e transportit;dh) mbrojtja e mjedisit;e) mbrojtja nga rrezatimi dhe siguria bërthamore;ë) siguria ushqimore dhe ushqimit për kafshë, shëndeti dhe mirëqenia e kafshëvef) shëndeti publikg) mbrojtja e konsumatoritgj) mbrojtja e të dhënave personale, privatësia dhe siguria e rrjeteve dhe sistemeve të teknologjisë së informacionit” thuhet në relacion.Qëllimi i draftligjit të ri është edhe ofrimi i një mbrojtje më të mirë për sinjalizuesit duke i nxitur kështu të bëjnë denoncime dhe duke u ofruar atyre mbrojtje nga hakmarrja.“Projektligji u njeh sinjalizuesve një sërë të drejtash thelbësore, përfshirë: të drejtën e konfidencialitetit gjatë procesit të sinjalizimit, ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit dhe mbrojtjen nga çdo formë hakmarrjeje.Mekanizmi i sinjalizimit ndërtohet mbi dy shtylla kryesore: (i) parashikimin e një procedure të re ligjore për shqyrtimin e pretendimeve të sinjalizimit mbi shkeljet e mundshme dhe (ii) sanksionimin e masave mbrojtëse ndaj sinjalizuesve nga çdo formë hakmarrjeje e ushtruar nga autoritetet publike apo subjektet private, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, përfshirë kërcënime, masa diskriminuese, disiplinore ose çdo veprim tjetër të padrejtë që dëmton interesat e ligjshëm të sinjalizuesit si pasojë e raportimit” nënvizon relacioni. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Drafti i ri, “bilbilfryrës” çdo biznes dhe institucion me 50 punonjës, rritet mbrojtja e denoncuesve
