Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Justin Baldoni përballet me akuza të reja ndërsa pritet gjyqi me Blake Lively
Aktorit dhe regjisorit Justin Baldoni i janë shtuar akuza të reja përpara gjyqit të bujshëm me Blake Lively, i planifikuar për mars 2026 në New York. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, një ish-bashkëpunëtor anonim ka pretenduar se ka përjetuar “ndërveprime të përsëritura negative” me Baldonin dhe ekipin e tij, duke përfshirë edhe “abuzim verbal nga vetë Baldoni”. Sipas të njëjtit burim, aktori 41-vjeçar është përjashtuar nga seti i xhirimeve për shkak të sjelljes së tij, dhe është kërkuar që ai të mos marrë pjesë në asnjë aktivitet promovues për filmin. Ky person pritet të dëshmojë edhe në procesin gjyqësor. Kujtojmë se në dhjetor 2024, Blake Lively ngriti një padi kundër Baldonit, duke e akuzuar atë për ngacmim seksual gjatë xhirimeve të filmit “It Ends...