Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Plas skandali, sekseri i Kadastrës së Lorena Goxhobellit kërkon miliona për një certifikatë pronësie, zbardhen…
Një investigim tronditës i emisionit “STOP” në “Klan Tv” ka zbuluar mekanizmat e korrupsionit në Kadastrën e Durrësit. Qytetari Shaban Tonuzi, emigrant nga Italia, denoncoi se po sorrollatet prej dy vitesh për të kaluar në emrin e tij shtëpinë e trashëguar nga i ati, pavarësisht dokumenteve të plota dhe firmave të të gjithë trashëgimtarëve. Në vend të një zgjidhjeje ligjore, ai është përballur me sekserë brenda zyrave të Kadastrës, ku Durim Muça, i prezantuar si punonjës i institucionit, i ka kërkuar fillimisht 185 mijë lekë të vjetra “për hapjen e dosjes”, ndërsa shumat e përmendura në biseda arrijnë deri në miliona për një certifikatë pronësie. Përgjimet e publikuara tregojnë qartë se si ky individ lëviz lirshëm nëpër zyra, hap dyert, dhe takohet me drejtues të...