BBC: Dronët rusë në Poloni një provë për Perëndimin! Tusk: Jemi gati t’i përgjigjemi çdo sulmi

BBC raporton se Moska ka “përshkallëzuar” operacionet e saj ushtarake për të testuar reagimin e Perëndimit pasi dronët rusë hynë në hapësirën ajrore polake dhe u rrëzuan nga Polonia.
Kjo është hera e parë që një gjë e tillë i ka ndodhur një shteti anëtar të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
“Këto dronë nuk humbën rrugën dhe përfunduan në Poloni. Ata shkuan aq thellë në Poloni saqë aeroporti i Varshavës u mbyll. Dhe kjo ndodhi ndërsa sulmet ajrore në Ukrainë janë bërë më intensive dhe më të shpeshta”, raporton media britanike.

❗️Operowanie polskiego i sojuszniczego lotnictwa związane z naruszeniami polskiej przestrzeni powietrznej zakończyło się.

Trwają poszukiwania i lokalizacja miejsc możliwych upadków obiektów, które naruszyły polska przestrzeń powietrzną.
Mając na uwadze bezpieczeństwo obywateli… pic.twitter.com/28DxKjfF6W
— Dowództwo Operacyjne RSZ (@DowOperSZ) September 10, 2025

“Dronët rusë e kanë kaluar kufirin perëndimor të Ukrainës më parë, por nuk janë rrëzuar kurrë. Pra, kjo është diçka e re për Poloninë dhe NATO-n”, shton BBC.
“Polonia është gati t’u përgjigjet sulmeve dhe provokimeve”, tha kryeministri polak Donald Tusk.
Sipas tij, konsultimet me aleatët e Polonisë janë duke u zhvilluar pas incidentit.
Siç u njoftua nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Polake, në operacionin kundër dronëve rusë morën pjesë avionë F-35 nga Komanda Ajrore e NATO -s dhe Forcat Ajrore Mbretërore Holandeze.

⚡ Russian drone damages residential house in Poland
In the village of Wyryki (Lublin Voivodeship), drone debris fell on a residential house, damaging the roof and a car. No one was injured.
Local residents reported hearing an explosion and seeing Polish fighter jets in the… pic.twitter.com/tv38fRicl6
— NEXTA (@nexta_tv) September 10, 2025

Reuters raportoi se avionë spiunë italianë AWACS morën pjesë gjithashtu në operacionin e rrëzimit, ndërsa lëvizjet e dronëve u zbuluan nga sistemi anti-ajror Patriot i Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Sipas mediave polake, të paktën një dron u rrëzua në një shtëpi në lagjen Wyryki, duke dëmtuar çatinë e ndërtesës.
Sipas të njëjtave burime, askush nuk u lëndua nga përplasja.
Në nivel politik, këshilli i sigurisë kombëtare i Polonisë u mblodh këtë mëngjes nën drejtimin e presidentit të vendit, Karol Nawrotski. Ndërkohë, kryeministri polak Donald Tusk e informoi Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, mbi situatën dhe reagimin e vendit të tij ndaj “objekteve që shkelën hapësirën tonë ajrore”.
Në postimin e tij, Tusk foli për një “numër të madh” dronësh rusë që “paraqisnin një kërcënim të drejtpërdrejtë dhe u rrëzuan”.
Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e përshkroi inkursionin me dronë si “një hap tjetër përshkallëzimi” dhe “një precedent jashtëzakonisht të rrezikshëm për Evropën”.

Rescuers are now working in Volochysk, Khmelnytskyi region, where the Russians struck an ordinary sewing workshop with a missile. As of now, three people are reported injured. This is just one of the sites of today’s massive Russian attack: about 415 drones of various types and… pic.twitter.com/FdC880IDwn
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 10, 2025

Sipas tij, të paktën tetë dronë kishin synuar Poloninë gjatë sulmeve ruse që ndodhën gjatë natës, në të cilat u përdorën gjithsej rreth 415 dronë dhe më shumë se 40 raketa.
Në postimin e tij në X, Zelensky bëri thirrje gjithashtu për një përgjigje më të fortë nga aleatët dhe deklaroi se “shtyrja e kufizimeve kundër Rusisë dhe bashkëpunëtorëve të saj do të thotë vetëm rritje e brutalitetit të sulmeve”.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *