“FBI, materiale për 21 Janarin e Gërcedin”, akuza e fortë: Berisha ka financuar me armë Al Qaedan

“FBI, materiale për 21 Janarin e Gërcedin”, akuza e fortë: Berisha ka financuar me armë Al Qaedan

Akuza e kritika të ashpra ka ngritur avokati Idajet Beqiri ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Avokati kujtoi çështjen e “21 Janarit” dhe ngjarjen e rëndë të ndodhur në Gërdec ndërsa theksoi se FBI tashmë ka sjellë materiale të rëndësishme. Gjatë intervistës në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, avokati Idajet Beqiri tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha ka bashkëpunëtorët e tij ka financuar me armë Al Qaeda. “Materiale të rëndësishme ka sjellë FBI, ne do shohim zhvillime që do vijojnë me Shkelzen Berishën dhe Saliun për 26 të vrarë dhe miliarda pasuri të humbura nga Gërdeci. Të gjitha këto me radhë do të marrin vëmendjen e duhur”, kështu u shpreh gjatë intervistës avokati Idajet Beqiri.